|     Shqip   |     Italiano |
Regjistrohu ne ASAUP Mail List :


 

 

Per gjithcka ka nje cmim!

Rreth tre vjet me pare, me deshiren, qe besoja se e kishte cdo student shqiptar ne Pavia, madje cdo student shqiptar qe eshte perballur me jeten larg atdheut kudo, u angazhova per te krijuar nje organizate studentore. Kjo organizate u krijua, ka nje emer , ka nje histori, ka pro dhe kundrat e saj e kjo mjafton te bindem se ishte ajo qe duhej bere.


Besova dhe besoj se dicka e bukur u krijua dhe jeton akoma sot dhe te them te drejten prisja nje cmim nga gjithe ky angazhim, shpenzim kohe energjish etj. Cmim te cilin shume, shpesh jane perpjekur te ma japin afrofe

.
Po a ka cmim me te madh se kjo bote qe kam njohur ne nje shqiperi kaq te vogel ketu ne Pavia, e cuditshme! -por une e mendoj realisht, ne nje xhungel te vogel realiteti shqiptar, ku nuk je ne mode po te mos jesh luan.


Historia na ka mesuar dhe me keqardhje na i konfirmon cdo dite, por ajo qe me habit eshte fakti se edhe nje komunitet kaq i vogel studentesh tashme te europianizuar fotokopjojme cdo dite e me sakte historine tone te vjeter.


Dikush ka thene se kur te vije dita te behen dy shqiptare ne nje mendje do pushtojme boten,  sa keq qe ka qene shqiptar, sa keq qe edhe per faj te tij nuk ka mundur te krijohet asgje e perbashket.
Dhe duke rikujtuar historine,  kujtoj me krenari faktin qe kam qene une personalisht ai qe ska lejuar krijimin e dy shoqatave ketu ne Pavia, duke bere vend per te gjithe, duke afruar cdo person qe ka deshire dhe mundesi te ndihmoje ASAUP, nen nje buzeqeshje pyes:  -Ku jane 120 firmetare qe deshironin te benin kryengritjen e rradhes, ku jane keta njerez qe mungesa e demokracise se zgjedhjes se Presidentit te shoqates i pengonte per tu bere aktiviste te ketij grupi me kaq interesa te perbashketa !!?


Krenar deri ne momentin kur nuk lejova me veprimet e mia krijimin e grupimeve te tjera, por tashme jo me se edhe per fajn tim sivjet jemi perballur ne nje mori veprimesh te pakoordinuara, si organizimi i dy festave apo organizimi i dy ekspozitave etj.
E deri ketu nuk kemi pse shqetesohemi dhe nuk kam pse shqetesohem, fundi i fundit me mire dy se asnje edhe pse do ishte me mire nje dhe te bashkuar. I qete, personalisht sepse i kam dhene mundesi kujtdo per te bashkepunuar dhe per te mos  lejuar ndarjen por sic duket qenka e pamundur, arsyet e kesaj pamundesie jane te sakta dhe duken qarte tek expozita e fundit ku i vetmi panel ku nuk kishte gabime ishte ai qe rendiste emrat e personave qe e kishin organizuar, fatkeqesisht te besh dicka vullnetare nen emrin e nje shoqate si ASAUP nuk eshte ne mode te shkruhet emri i personit qe e organizon dhe kjo mjafton si arsye per ta bere nje jashte ketij grupi.


E cdo gje ka nje cmim edhe une kam marre shume cmime te tilla, per gjithcka qe kam bere, por se fundmi ndoshta ka qene me i madh se une :


“Je maskara dhe i paburre! Faji eshte i imi qe te lejoj.Por kete do ma paguash.” apo “...kisha me te thy turinjt..” etj..


E te tjera sjellje te dhunshme, qe njeheresh me bejne te qesh dhe te qaj, qaj jo nga frika  e kercenimeve, fundi I fundit jetojme ne nje vend demokratik ku te tilla kercenime mund te ndiqen  penalisht, por nga meshira qe me shkakton ky mentalitet, frika se mos jam dhe une keshtu.
...per gjithcka ka nje cmim…

Fatjon Hoxhalli

ASAUP